Erërat e forta rrëzojnë lisin në kryeqytet, nuk ka të lënduar

16:35 | 28 June 2019

Një erë e fortë ka shkaktuar dëme në kryeqytet.

Pasditen e kësaj të premte si pasojë e erës së fortë një lis është rrëzuar në qendër të Prishtinës.

Lisi është rrëzuar përballë Stacionit Qendror të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarffikësit dhe të njëjtit larguan lisin nga kjo pjesë e kryeqytetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Komento: