Erërat e forta rrëzojnë lisin në Prishtinë, Policia e zjarrëfiksat në vend të ngjarjes

18:10 | 20 Korrik 2026
ererat-e-forta-rrezojne-lisin-ne-prishtine,-policia-e-zjarrefiksat-ne-vend-te-ngjarjes

Erërat e forta që kanë përfshirë kryeqytetin kanë bërë që të rrëzohet një lis.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline shihet një lis i dëmtuar në qendër të Prishtinës.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar zonën dhe kanë nisur largimin e pemës së rrëzuar.

Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar.

Komento: