Erërat rrëzojnë panelet diellore të një hoteli në Pejë, dëmtohet kulmi i një shtëpie dhe një veturë

10:38 | 24 Dhjetor 2024
ererat-rrezojne-panelet-diellore-te-nje-hoteli-ne-peje,-demtohet-kulmi-i-nje-shtepie-dhe-nje-veture

Erërat e forta kanë rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku si pasojë raportohet se është dëmtuar kulmi i një shtëpie dhe një veturë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

Komento: