Shqipëria të martën është goditur nga një tërmet që la pa jetë 51 persona dhe shumë të tjerë mbetën të traumatizuar ndonëse shpëtuan.
Ky vizatim është detyra e parë që një fëmijë 8 vjeç nga Durrësi ka krijuar për të treguar përjetimin e tij pas ikjes nga tërmeti.
Djali ka humbur shtëpinë e tij dhe është strehuar në një banesë privatisht sëbashku me familjen.
Ngacmuar nga ky vizatim fëmijëror, CRCA/ECPAT Shqipëri po ndërmerr iniciativën e një mini-ekspozite, për ti dhënë një mënyrë e dimension tjetër dhimbjes që përjetuan fëmijët në këtë situatë.