Eric Bailly ka akuzuar Manchester United së është duke “favorizuar futbollistët anglez”, derisa ai u transferua si i huazuar në Marseille
Futbollisti i Bregut të Fildishtë ka treguar që United të qenit nga një vend tjetër ka bërë që ai mos të jetë në formacion të skuadrës, e ku zakonisht para tij kishte përparësi Harry Maguire dhe Luke Shaw, pavarësisht se ata po kalonin në një formë katastrofale. Bailly ka thënë që ai shpreson që menaxheri i ri Erik ten Hag ta ndryshojë këtë dinamike pasi është prezantuar si lojtar i Marseille këtë të martë.
“Klubi duhet të shmang favorizimin e lojtarëve anglez në zhveshtore, jo vetëm duke favorizuar lojtarët anglez, por gjithmonë duke i dhënë përparësi të gjithë. Kjo e shton garën në zhveshtore, jo vetëm të shikohen për disa. Kisha ndjenjën që favorizoheshin vetëm lojtarët e Kombëtares së tyre”, tha 28 vjeçari, i cili do të luan në Stade Velodrome në huazim për sezonin 2022/23.
“Kjo nuk ndodh në Chelsea apo tek klubet e tjera të mëdha në Premier Ligë. Disa njerëz e kanë të sigurt që do të startojnë dhe kjo e ka dobësuar këtë skuadër. Fatmirësisht, Ten Hag ka më shumë karakter dhe shpresoj që do ta ndryshojë këtë dinamikë”.
Bailly ishte shumë i kufizuar në United ku kishte luajtur vetëm katër ndeshje gjatë sezonit 2021/22, për shkak të lëndimeve të tij të shumta dhe gjendjes së tij fizike. Mbrojtësi është lojtar i United për gjashtë vite dhe ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 2024, por Marseille raportohet që ka opsionin për ta blerë në verën e ardhshme.
Marseille pritet që të përballet me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve të mërkurën, me Bailly që mund të debutojë për skuadrën franceze që këtë të mërkurë.