Erik ten Hag dëshiron ndryshime, kërkon të largojë 13 lojtarë

23:27 | 22 November 2023

Fillimi jo i mirë për këtë sezon te Manchester United ka bërë që klubi të kërkojë ndryshime të mëdha në skuadër.

Erik ten Hag do të kërkojë të largojë 13 lojtarë gjatë dritareve të ardhshme të transferimeve.

Erik ten Hag po kërkon të përmirësojë skuadrën e tij përpara sezonit të ardhshëm, pasi ai dëshiron ta kthejë Unitedin në pretendentët për titullit në Premier League.

Portieri Tom Heaton, qendërmbrojtësit Jonny Evans dhe Victor Lindelof, si dhe mbrojtësit e krahut Brandon Williams dhe Alvaro Fernandez, të cilët janë të huazuar në Ipswich dhe Girona respektivisht, mund të largohen të gjithë nga klubi falas kur kontratat e tyre të skadojnë në fund të sezonit.

United ka opsionin për të zgjatur marrëveshjet me Lindelof, Williams dhe Fernandez, por mund të vendosë t’i lërë lojtarët e lirë.

Në mesfushë, United mund të zgjedhë të lërë Scott McTominay të largohet pasi ishte i hapur për ta shitur atë verën e kaluar, ndërsa Christian Eriksen dhe Casemiro mund të largohen me ofertën e duhur.

Plus, “Djajtë e Kuq” mund të refuzojnë ta bëjnë marrëveshjen e huazimit të Sofyan Amrabat një marrëveshje të përhershme.

United do të përpiqet të heqë qafe Donny van de Beek dhe Jadon Sancho në janar, ndërsa Anthony Martial do të lejohet të largohet në fund të sezonit.

I diplomuari i akademisë, Shola Shoretire, 19 vjeç, gjithashtu mund të lejohet të largohet, pasi nuk arriti të depërtojë në ekipin e parë, pavarësisht se u dha disa paraqitje në sezonin 2021-22.

Komento: