Erik ten Hag nervozohet me Ronaldon, kjo është arsyeja

22:46 | 16 Korrik 2022

Cristiano Ronaldo, është ende i bindur se dëshiron të largohet nga Manchester United për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Është kërkesa e tij kryesore, por Djajtë e Kuq janë bërë seriozë.

Raportet nga Anglia thonë se trajneri holandez Erik ten Hag pati një bisedë të gjatë me yllin portugez të premten për të sqaruar situatën e tij dhe gjërat nuk janë përmirësuar që atëherë, përcjell ORAinfo.

Synimi i Cristianos është të gjejë një projekt që i përshtatet ambicieve të tij, edhe pse duket i ndërlikuar. Ten Hag ka thënë se nëse nuk kthehet në stërvitje sa më shpejt që të jetë e mundur, do ta anulojë atë nga turneu veror.

Për më tepër, trajneri i Manchester United thuhet se ia ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga klubi anglez këtë verë, nëse nuk arrin një ofertë e madhe./ORAinfo/

Komento: