Eriksen, Contes: Nuk dua të ulem në stol

17:11 | 09 October 2020

Eriksen kërkon më shumë minuta në ndeshje ose do të kërkojë skuadër të re në janar apo në verën e vitit 2021.

I transferuari nga Tottenhami në janarin e vitit 2020, Christian Eriksen, nuk po gjen hapësira në ekipin e Antonio Contes, ani pse ardhja e tij bëri shumë bujë.

Ai ka pasur shumë pak minuta në sezonin 2019/20, por nuk e ka nisur mirë as sezonin e ri, 2020/21.

Eriksen ka paralajmëruar klubin dhe trajnerin, Antonio Conte, se nëse nuk ndryshon situata, është i obliguar të kërkojë skuadër të re.

“Nuk dua të ulem në stol gjithë sezonin. Shpresoj që ky nuk është qëllimi i klubit apo trajnerit”, u shpreh Eriksen.

“Do të jetë një sezon i ngarkuar, me shumë ndeshje në program, pres të luaj”. “Nuk është kurrë mirë për një futbollist të ulet në stol”.

Komento: