Eriksen i dëshpëruara: Ky nuk është Interi që ëndërroja

09:08 | 13 Nëntor 2020

Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja.

Christian Eriksen e pranon që përvoja te Interit nuk është ajo ëndërronte dhe se është i hapur për një transferim që në janar.

Mesfushori që është në detyrë me Kombëtaren e Danimarkës, foli për TV2 Sport për mungesën e minutave nën drejtimin e Antonio Contes.

“Jo, kjo nuk është ajo që unë ëndërroja”.

“Unë mendoj se të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur, por trajneri vendos përfundimisht se kush do të futet në fushë”.

“Është një situatë e çuditshme, pasi tifozët duan të më shohin duke luajtur më shumë, ashtu si edhe unë, por trajneri ka ide të ndryshme dhe si lojtar duhet ta respektoj atë”.

“Në fund të fundit, gjërat nuk po shkojnë mirë për Interin tani, por unë e pranoj se kishte shumë fitore kur unë nuk luaja sezonin e kaluar”, ka thënë Eriksen.

PSG është klubi më i interesuar për të në këtë afat kalimar.

Komento: