Eriksen refuzon United, e do transferimin vetëm te kjo skuadër

15:44 | 07 Gusht 2019

Eriksen dëshiron vetëm të transferohet te Real Madrid.

Christian Eriksen nuk do të shkojë te Manchester United. Mesfushori i Tottenhamit nuk ka ndërmend që të transferohet në “Old Trafford” teksa dëshira e tij e vetme është një largim te Real madrid.

Pavarësisht se merkatoja në hyrje në Angli mbyllet me 8 gusht, ekzistojnë mundësitë që deri më 2 shtator 27-vjeçari të transferohet në një skuadër të madhe europiane.

Eriksen shpresonte te një transferim i mundshëm në radhët e Real Madrid, por pala spanjolle ka treguar më shumë interes për Paul Pogba dhe Donny van de Beek të Ajaxit. Gjithsesi, ndër skuadrat e rëndësishme që mbeten në garë për lojtarin janë Atletico Madridi dhe Juventusi, që mund të ofrojnë 50 milionë euro brenda 2 shtatorit.

Gazeta spanjolle “Marca” po pretendon se Ole Gunnar Solskjaer do të pranonte shitjen e Pogbasë, nëse Manchester United do të ishte në gjendje të nënshkruante me futbollistin e përfaqësueses së Danimarkës.

Komento: