
Manchester United, thuhet se është ende i sigurt për nënshkrimin e Christian Eriksen si një transferim i lirë.
Ndërkombëtari danez besohet se ka rënë dakord verbalisht për një marrëveshje trevjeçare me Djajtë e Kuq, pasi u largua nga Brentford si një transferim i lirë në fund të qershorit, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Man United nuk ka bërë ende një njoftim për 30-vjeçarin, dhe trajneri i Bees, Thomas Frank kohët e fundit sugjeroi që skuadra e tij ende mund të ri-nënshkruan sulmuesin./ORAinfo/