Mesfushori i talentuar i Kosovës, Eris Abedini, është futbollist i Grandadas në La Liga.
Futbollisti i Kosovës U21, ka bërë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Granada në La Liga, nga zviceranët e Luganos.
Abedini që është fotografuar me fanellën e skuadrës së re, ka nënshkruar me spanjollët kontratë tri vjeçare.
Kujtojmë se Eris Abedini është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, të cilës i ishte bashkuar duke u largua pa zhurmë nga Zvicra.
Abedini është pjesë e listës së Kosovës U21 për dy ndeshjet e tetorit, kundër Austrisë dhe Andorrës.