Ermal Krasniqi flet për të ardhmen e tij dhe interesimin e Lazios

13:57 | 11 Maj 2023

Ermal Krasniqi ka thënë se është i fokusuar te skuadra e Clujit. Ai në një deklaratë për “ProSport” ka thënë se ndihet i nderuar më interesimin e trajnerit të Lazios.

“Tani jam i fokusuar në Cluj dhe do të jap gjithçka. Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t’i marr ato. Ndihem i nderuar të di se ka klube të mëdha që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Është mirë që Sarri më vlerësoi. Jam i nderuar. Mendoj se mund të luaj në çdo kampionat evropian”, ka thënë Krasniqi.

24-vjeçari ishte transferuar te Cluji nga Ballkani dhe ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje. Ai ka kontratë me skuadrën rumune deri në verën e vitit 2026.

Komento: