Ermal Krasniqi ka shënuar golin e parë me fanellën e Rapid Bukureshtit, skuadër të cilës iu bashkua këtë afat kalimtar.
Krasniqi, bashkë me dy sulmuesit tjerë nga Kosova; Albion Rrahmani dhe Florent Hasani, ishin titullarë në miqësoren ndaj Westerlo, që u zhvillua ditën e sotme.
25-vjeçari ishte autor i golit të parë të Rapidit, të shënuar në minutën e 66-të. Ndeshja u fitua në fund nga skuadra belge me rezultatin 2:3.
Për Ermal Krasniqin ishte kjo paraqitja e tij e dytë me skuadrën nga Bukureshti.
Rapidi do të rikthehet në aksion në Superligën e Rumanisë më 19 janar, kur do të luajë në shtëpi kundër U Craiova 1948.