Ermal Krasniqi ka deklaruar se është në pritje të ftesës nga Kombëtarja e Kosovës.
Kosova do të fillojë këtë muaj ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Clujit, Krasniqi iu është përgjigjur disa pyetjeve që iu drejtuan atij.
Mes tjerash, ai foli edhe për një ftesë të mundshme nga Alain Giresse, selektori i Kosovës.
“Normalisht, jam në formë të mirë tani dhe po pres ftesën nga Kosova. Dhe është kënaqësi e veçantë të luajë për shtetin tim”, tha ish-futbollisti i Ballkanit.
Me Kosovën ka zhvilluar një ndeshje miqësore, atë kundër Ishujve Faroe që përfundoi 1:1. Krasniqi luajti në tërë takimin.
24-vjeçari nuk ka regjistruar ende paraqitje zyrtare me Kosovën. Ai ishte i ftuar nga Giresse për miqësoren ndaj Ishujve Faroe, e zhvilluar vitin e kaluar.
Në këtë intervistë për faqen e klubit rumun, Krasniqi iu përgjigj edhe disa pyetjeve tjera interesante. Mes tjerash, ai foli për shtetin e Kosovës, të cilin Rumania nuk e njeh, tregoi se idolli i tij është Lionel Messi, kurse bën tifo për Barcelonën.
Sulmuesi nga Malisheva foli edhe për transferimin e tij te Cluji nga Ballkani, që ndodhi në janar të këtij viti.
Deri më tani, Ermal Krasniqi ka regjistruar dhjetë paraqitje në total me Clujin, ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim.