Klubi i madh rumun, Cluj, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Ballkanit, Ermal Krasniqin.
Në komunikatën e publikuar të martën, klubi ka uruar mirëseardhje 24-vjeçarit. Megjithatë, rumunët s’kanë dhënë detaje për marrëveshjen.
Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka pasur 17 asistime.
Zhvillimet e mira në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së parë të shtetit të Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 u thirr për herë të parë në kombëtare.
Interesim për Krasniqin tash e një kohë ka shprehur trajneri i Clujit, Dan Petrescu.
“Ai është një lojtar që na pëlqen, më pëlqen mua. Le të shohim nëse do të arrijmë marrëveshje me të”, ka thënë Petrescu ditë më parë.
Cluj dhe Ballkani ishte kundërshtarë në grupe në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen e parë, Ballkani barazoi si vendas me rezultat 1:1, ndërsa si mysafir u mposht 1:0.