Ermal Sadiku kërkon nga Prokuroria dhe AKI-ja “të merren seriozisht” me deklarimin e Rashiqit për 24 hektarët

10:25 | 09 Mars 2026
ermal-sadiku-kerkon-nga-prokuroria-dhe-aki-ja-“te-merren-seriozisht”-me-deklarimin-e-rashiqit-per-24-hektaret

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Prokuroria dhe Inteligjenca që “të merren seriozisht” me deklarimet e Nenad Rashiqit, ministrit serb, i cili mediave serbe u tha se “falë meje dhe për shkakun tim” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bartur 24 hektarë tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit.

“Prokuroria dhe AKI duhet të merren seriozisht me deklaratat e Rashiqit. Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë dhe që ai ta ketë thënë vetëm për të fituar popullaritet tek votuesit serbë. Megjithatë, gjithmonë kam pasur dyshime për burimin e kësaj marrëdhënieje kaq të mirë mes Rashiqit dhe Kurtit. Kosova nuk ka tokë për të falur”, tha Sadiku.

Komento: