Ermali e Ariana nuk përmbahen gjatë pushimeve, Gjiko i publikon në këtë gjendje

00:05 | 15 Shtator 2021

Ka disa ditë që Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë arratisur drejt Turqisë për pushime.

Në këto ditë relaksi çifti po shoqërohen nga Elita dhe Gjiko, ku nga atje po sjellin pamje të ndryshme në rrjete sociale.

Kësaj radhe është Gjiko ai i cili ka publikuar një fotografi të Ermali dhe Arianit, derisa çifti shfaqen tejet të dashuruar.

“Zogjtë e dashurisë”, shkruan Gjiko në fotografinë e publikuar.

Ndryshe, Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar dhe tanimë kanë katër fëmijë.

Komento: