Ermali feston ditëlindjen e 32-të, Sabriu e uroi me fjalët më të veçanta

10:02 | 23 Gusht 2020

Sot është ditë e shënuar për këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun.

Këngëtari sot ka ditëlindjen edhe i mbushi 32 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, babai i tij, këngëtari i mirënjohur, Sabdi Fejzullahu e uroi të birin me fjalët më të mira.

Përmes një imazhi të publikuar në instagram, Sabriu e uroi Ermalin për 32 vjetorin e lindjes, të cilin e quajti krenari.

“Ermal zemra e jem. I gezofshe edhe 100 tjera oooo krenaria ime”, shkroi Sabriu në instagram, ku po merr urime dhe pëlqime të shumta.

Ermal Fejzullahu është emër mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare. Që nga momenti kur ka dalë në skenë ai nuk është ndalur së publikuari këngë, si solo ashtu edhe bashkëpunime të suksesshme.

Komento: