
Ariana Fejzullahu është një emër tejet i përfolur në publikun e medieve rozë.
Ndonëse u bë e njohur për publikun si gruaja e Ermal Fejzullahut, ajo tani famën e madhe po e arrin vetë me pamjen e saj.
Ajo njihet me veshjen e saj plot stil dhe gjithmonë elegante, përcjell ORAinfo.
Ariana këtë kohë po i shijon pushimet në Turqi se bashku me Ermalin dhe fëmijët e saj.
Në një foto të publikuar se fundmi, Ariana dhe Ermali shfaqen duke u bërë gati për të dal në plazh.
Të veshur me shumë stil ata po duken shumë bukur në krahët e njëri-tjetrit.
E fustani i shkurt dhe provokues i Ariana merr gjithë vëmendjen. /ORAinfo/

