Ermali nuk përmbahet në urimin për ditëlindjen e djalit të vetëm

21:05 | 27 Shkurt 2020

Arti, i pashmi i familjes Fejzullahu sot feston datëlindjen e 11-të.

Personat e zemrës ia bënë më të veçantë këtë ditë përmes dedikimeve të bukura për datëlindje. Edhe sot në këtë ditë speciale për të ia dëshmuan se sa shumë e duan atë.

Me fjalët më të bukura e uroi edhe babai, Ermali. “Urime Ditelindjen E 11 Arti. Uroj te kesh shendet ,dhe u rritsh i lumtur se bashku me gjithe femijet shqipetar kudo qe jane”, shkroi ai krahas fotografisë.

Një urim të veçantë i dedikoi edhe e ëma, Ariana. “Zoti te bekoft biri im! Happy birthday”, shkroi ajo krahas fotografive.

Ermali para 10 viteve u martua me bukuroshen nga Prishtina, Arianën, me të cilën ka katër fëmijë.

Komento: