Ermali poston foto të viteve më parë me Arianën, do të befasoheni me ndryshimin

13:29 | 18 March 2019

Ata janë çifti më i përfolur.

Ermal Fejzullahu është ndjerë nostalgjik dhe ka hapur albumin e vjetër të para 11 viteve.

Këngëtari ka publikuar disa foto që i përkasin vitit 2008, kohë kur ai ka lidhur kurorë me partneren Ariana Fejzullahu.

Ndonëse të rinj në moshë, Ariana dhe Ermali kanë plot 11 vite martesë pasi janë martuar në moshë fare të re.

Vitet ikin shpejt dhe as vetë Ermali nuk e beson, pasi ka parë këto foto dhe i ka ndarë me miqtë në Instagram.

Ai ka publikuar edhe dy foto të fëmijëve të tij kur ishin të vegjël, Arti dhe Buna.

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, u përfolën se do të bëhen prindër për herë të katërt, por gjithçka ishte vetëm në kuadrin e thashethemeve.

Çifti ka 3 fëmijë, dy vajza Buna dhe Era dhe një djalë që quhet Art.

Komento: