Ermali vjen me një mbështetje të fuqishme për Luizin, këto janë fjalët e tij

16:21 | 18 Janar 2023

Ermal Fejzullahu ka dy fjalë për Luizin.

Këngëtari Luiz Ejlli ka marrë mbështjetje të madhe nga publiku dhe nga personazhë të famshëm. Një prej tyre është Ermal Fejzullahu një ndër artistët më të kërkuar në treg.

Ai së fundi ka treguar që po e ndjek Big Brother VIP Albania dhe i ka dhënë përkrahje publike banorit Luiz Ejlli.

“Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të dojmë ne të gjithë. Paqsh shëndetin, për të tjerat as mos ta nin hiq” shkruan Ermali në mbështetjen e dhënë për Luizin.

Komento: