Ermali zgjedh fjalët më të ëmbëla për ta uruar djalin

23:23 | 27 Shkurt 2021

Ermal Fejzullahu i uron djalit ditëlindjen me fjalët më të ëmbla.

Këngëtari i ka uruar ditëlindjen djalit në rrjete sociale.

Arti quhet djali i madh i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe partneres së tij, Ariana, ai është edhe djali i vetëm i shtëpisë i cili ka tre motra më të vogla, Bunën, Erën dhe Anën, shkruan lajmi.net.

Sot Arti feston ditëlindjen dhe Ermali hyri në rrjete sociale duke postuar një fotografi të djalit në Instastory për të uruar atë me fjalë nga zemra.

“Urime ditëlindjen mbreti i babait i bëfsh edhe 100”, shkroi Ermali krahas fotografisë së Artit i cili dukej se është rritur mjaft shumë.

Komento: