Erolldi e çon Diolen në Spanjë për pushime, çifti publikon foto nga atje

11:13 | 03 Prill 2024

Erolld Belegu dhe Diola Dosti pak javë më parë zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë.

Biznesmeni i njohur nga Kosova dhe bukuroshja nga Shqipëria duket se po shijojnë pushimet e para si çift.

Si destinacion të këtyre pushimeve ata kanë zgjedhur Barcelonën, një nga vendet më të bukura në Spanjë.

Derisa po argëtohen në shoqërinë e njëri-tjetrit, dyshja nuk kanë ngurruar të sjellin pamje të vendit.

Në një intervistë të re, Belegu tregoi se si u njoh me nutricionisten dhe kishte pak kohë.

Ata u takuan në koncertin e Vesa Lumës të organizuar në Shqipëri dhe që aty filluan komunikimin.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë kjo marrëdhënie e tyre.

Komento: