Erzeni, djali që humbi jetën në vendin e punës, në këtë mënyrë kushtëzohej për rritje rroge

20:40 | 30 January 2019

Erzen Hyseni është djali nga Vushtrria i cili humbi jetën në vendin e punës.

Ai punonte në një kafene në Vushtrri, ku pas ndezjes së një zjarri pësoi lëndime të rënda të cilat më vonë ia morën jetën, shkruan ORAinfo.

Ndezja e zjarrit u bë nga benzina e gjeneratorit në vendin e punës, ku atë ditë kishte ndërprerje të rrymës për më shumë se katër herë.

E kjo nuk ishte puna e parë për Erzenin, ai kishte filluar të punonte që në moshën 14 vjeҫare.

Madje një foto që i habiti të gjithë ishte ajo e vitit 2013, ku Erzeni shihet me një tabelë në dorë në të cilën shkruan “Ka than shefi, që i merr 1000 like, e ki rrogen 250 euro (pa buk)”.

Një kushtëzim i tillë, edhe pse në atë kohë i bërë me humor, duket sa banal aq edhe i dhimbshëm, sidomos tani pas lajmin për humbjen e jetës së tij, pikërisht në vendin e punës./ORAinfo/

Komento: