Escobar bën thirrje që gjashtë vendet t’i bashkohen “Open Ballkan”

19:46 | 28 Tetor 2021

Po kërkohet që gjashtë vendet t’i bashkohen “Open Ballkan”.

I pyetur nga kongresistja, Claudia Tenney, nëse SHBA-ja mbështet nismën Ballkani i Hapur, Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka thënë se autoritetet amerikane mbështesin të gjitha inciativat që bëjnë bashkë shtetet në aspektin ekonomik.

“Ne mendojmë se bashkëpunimi më i afërt ekonomik, jo vetëm se ka nisur të ndodhë, por edhe do të ndodhë. Liderët e tri shteteve që kanë krijuar iniciativën Ballkani i Hapur, na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij, kjo nismë nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve.

Iniciativa Ballkani i Hapur, i njohur më parë si Mini-Shengeni Ballkanik është krijuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ata besojnë se kjo iniciativë ofron mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Escobar ka thënë se kjo iniciativë pasqyron diçka që në Procesin e Berlinit është përmendur si Treg i Përbashkët Rajonal.
“Ne besojmë se gjithçka që ofron shtetet me njëra-tjetrën, do të krijojë besim mes njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se një treg i përbashkët mes të gjitha shteteve do të ishte shumë atraktiv për kompanitë amerikane. “Ne duam të inkurajojmë këtë gjë, duam të inkurajojmë investimet amerikane në këtë rajon”

Komento: