Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, diskutoi përmes telefonit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Kurti tha se u fol për dialogun Kosovë- Serbi pa dhënë shumë detaje.
Por, emisari nga ShBA, Gabriel Escobar në një intervistë për RTS tha se Sekretari i Shtetit i ka kërkuar Kurtit ta shtyjë afatin për targat. Të njëjtën e ka bërë edhe QUINT sot.
“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të Quintit dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit për ta shtyrë atë për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur” deklaroi Escobar.