Escobar dhe Lajçak i “zbarkojnë” në zyrë Vuçiqit, nis takimi trilateral

14:52 | 14 December 2022

Në Beograd ka filluar takimi trialeteral mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak.

Temat për të cilat do të diskutojë atje, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë.

Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktuale, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Sipas mediave në Serbi po ashtu pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Escobar, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovës, në dy ditët e fundit është takuar me krerët e shtetit.

Ai dje në Prishtinë tha se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur ato.

Escobar tha se e ndan një pjesë të mendimit me kryeministrin Kurti se barrikadat janë të ndikuara nga Beogradi, derisa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e komunitetit serb në veri.

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha ai.

Komento: