Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.
Misioni i SHBA në NATO, ka njoftuar për takimin që dy emisarët kanë pasur në NATO.
“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin në “Facebook”, të Misionit të SHBA-ve në NATO.