Escobar i jep të drejtë Kosovë për reciprocitetin: KFOR s’i merr kompetencat e autoriteteve vendore

16:18 | 30 September 2021

Escobar: Kosova kishte të drejtë me reciprocitetin – KFOR s’i merr kompetencat e autoriteteve vendore.

I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur sukses arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë ai është shprehur se pas marrëveshjes dhe vendosjes në veri, KFOR nuk do t’i marrë kompetencat e organeve vendore të sigurisë.

“Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog. I japim mbështetje Lajçaakut dhe ekipit të tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare”, është shprehur ai.

Komento: