Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar po qëndron për vizitë në Kosovë, me ç’rast ka pasur takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Escobar e kishte njoftuar se do ta ketë në ora 16:30, por që e njëjta kishte përfunduar më herët.
Sipas informacioneve të para Escobar ka shkuar në takim tek Kurti më herët sesa është paraparë në agjendë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit. Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë.