Escobar nesër te Osmani, Presidenca del me një njoftim

15:41 | 18 October 2022

Presidentja Vjosa Osmani do ta nis punën e së mërkurës duke e pritur në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç ka njoftuar Presidenca, takimi pritet të mbahet në orën 08:45.

“Pas takimit, Presidentja Osmani dhe z. Escobar, do të kenë deklaratë për media”, ka njoftuar Presidenca.

Komento: