Escobar nuk do të takohet me Dodikun

18:36 | 04 Nëntor 2021

Escobar do ta vizitojë Bosnjën të dilën.

Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të arrijë të dielën në Bosnje por nuk do të takohet me anëtarin serb të Presidencës Milorad Dodik, siç mëson klix.ba, transmeton Gazeta Express.

Escobar do të takohet me anëtarin kroat të presidencës, Zeljko Komshiq dhe bordin e dy dhomave të Parlamentit, Bakir Izetbegovic, Dragan Covic, Nikola Spiric dhe Denis Zvizdic.
Emisari amerikan do të arrijë në Bosnje në kohën kur Milorad Dodik janë duke bllokuar punën e institucioneve shtetërore dhe duke mos e respektuar Kushtetutën me inicimin e procedurave të njëanshme për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në institucionet shtetërore.

Escobar së fundi ka njoftuar për sanksione nga SHBA dhe BE për ata që pengojnë dhe bllokojnë institucionet shtetërore.

Komento: