Escobar pas takimit në Bruksel: Kemi ende shumë punë për të bërë

21:55 | 27 Shkurt 2023

Pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq, shkurt ka folur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha që jemi larg dhe se ende ka punë deri në arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Escobar po ashtu deklaroi para gazetarëve në Bruksel që ditën e neserme do të shpalosen detaje më të hollësishme rreth takimit të sotëm dhe konkluzioneve të arritura nga palët.

“Ende ka shumë punë për të bërë. Do të deklarohem më thellësisht nesër. Por, tani për tani, krejt çka mund të them është se kemi ende shumë punë për të bërë”, deklaroi Escobar.

Në takimin e sotëm në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq edhe zyrtarisht e pranuan propozimin evropian për arritjen e marrëveshjes finale.

Derisa Kurti tha se ishte i gatshëm edhe të nënshkruajë, Vuçiq në anën tjetër nuk u tregua i njëjtë.

Mirëpo, sipas Borrell, takimi i sotëm ishte mjaft frytdhënës në krahasim me takimet paraprake, ku kryesisht diskutohej për menaxhim të krizave.

Takimi i ardhshëm trilateral pritet të zhvillohet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku, ndër të tjera, do të diskutohet për zbatim të propozimit.

Komento: