Escobar: Patëm diskutim të mirë me Kurtin, më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet rreth çështjes së dinarit

18:03 | 14 Mars 2024
escobar:-patem-diskutim-te-mire-me-kurtin,-me-premtoi-se-do-t’i-shqyrtoje-propozimet-rreth-ceshtjes-se-dinarit

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Escobar para mediave tha se me Kurtin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit, njofton Klankosova.tv

Ai theksoi se kryeministri kosovar e ka parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha ai.

Komento: