I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.
“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim ketë fare”, tha prerazi Escobar në pyetjen e Radion Evropa e Lirë rreth kërcënimit të Vucicit.
“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka shumë garanci të forta sigurie nga SHBA-ja”.
Cili do të ishte reagimi i SHBA-së nëse Beogradi vërtetë do ta ndërmerrte një inkursion të armatosur në veri? Ecobar përgjigjet: “E para këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”.