I dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar sot në Kosovë – takon Osmanin dhe Kurtin.
Sot për vizitë në vendin tonë ndodhet i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Escobar po ashtu pritet të takojë edhe kryetarët e partive opozitare.
“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Pas takimit, presidentja Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media.
Me të dërguarin e SHBA-së do të takohet edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tyre në Kosovë në fund të muajit gusht 2022
Takimi do të mbahet në orën 09:50.
Për vizitë të paparalajmëruar në vendin tonë javën e kaluar ishte edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vizita e tyre vjen në kohën kur ka mbetur edhe rreth ditë deri në skadimin e afatit për konvertimin e targave.
Po ashtu vizita e Lajçakut javën e kaluar dhe kjo e Escobarit vjen në kohën kur po diskutohet për një iniciativë franko-gjermane si mundësi për të zgjedhur problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Se një iniciativë e tillë është duke u përmendur e kanë thënë edhe presidentja e Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti pati deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Miroslav Lajçak, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Vizita e shpeshta të të dërguarve për dialogun kanë potencuar se SHBA dhe BE po duan një zgjidhje përfundimtare të problemeve ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
Escobar dhe Lajçak ishin për vizitë në Kosovë, e më pas edhe në Serbi edhe në fund të muajit gusht.