Escobar: Vendimi për dinarin katastrofal, Qeveria t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet tona

15:33 | 12 Mars 2024
escobar:-vendimi-per-dinarin-katastrofal,-qeveria-t’i-marre-shume-seriozisht-shqetesimet-tona

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media para udhëtimit të tij në Prishtinë, ka  folur për dinarin. Escobar ka thënë se SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura QUINT-i.

Escobar ka theksuar se SHBA s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”.

Emisari amerikan deklaroi se Kosova duke injoruar dialogun po injoron partnerët evropianë dhe më pas është e pamundur t’i bindë ata që ta mbështesin Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Rruga drejt BE-së dhe NATO-s shpie përmes vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Ato vende do të donin të shihnin përparim në çështjet në dialog. Duke injoruar dialogun, Kosova po injoron partnerët europian dhe është e pamundur që SHBA-ja t’i bindë ata të mbështesin Kosovën”, ka thënë Escobar.

Gabriel Escobar do të vizitojë nesër Kosovën./FrontOnline/

Komento: