Escobar zbulon qëllimin e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

17:55 | 29 Janar 2022

Escobar do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar deklaroi se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi është përmirësimi i bashkëpunimit të SHBA-së me të dy vendet.

Escobar u deklarua kështu për mediumin serb Nova, duke përmendur edhe çështjen e votimit të serbëve në Kosovë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, përcjell lajmi.net.

Me rastin e vizitës së tij të ardhshme në Prishtinë dhe Beograd, së bashku me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai tha se qëllimi i saj ishte të inkurajojë të dyja palët që të vazhdojnë dialogun nën kujdesin e BE-së, në mënyrë që të kapërcehen dallimet reciproke dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

Vizita e dy ndërmjetësuesve është paralajmëruar në fund të janarit dhe fillim të shkurtit në të dy vendet.

Në takimin me krerët kosovarë, Escobar dhe Lajçak pritet t’i ofrojnë modalitete të ndryshme të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Komento: