Ajo së shpejti pritet të bëhet nënë.
Modelja Diellza Kolgeci së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë, ndërkohë para një muaji organizoi festën “Baby Shower”, prej ku zbuloi për të gjithë të ftuarit se pret një vogëlushe.
Thuhet se bukuroshja, së bashku me të dashurin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova, do bëhen prindër të një vajze në 10-ditëshin e parë të muajit maj.
Së fundmi, përgjatë një interviste për “Sevenbizz” modelja e njohur ka folur për shqetësimet që i ka shkaktuar shtatzënia.
Ajo ndër të tjera ka theksuar se gjëja që e ka munduar më së shumti ka qenë pagjumësia:
“Jam në muajin e shtatë, por ndihem pak e lodhur pasi jam mësuar të fle rregullisht. Dy muajt e fundit, deri në orën 5 nuk mund të fle, jo për shkak se nuk më merr gjumi, por pozicioni është shumë i vështirë.
Gratë që e kanë kaluar këtë eksperiencë e dinë. E kam shumë të vështirë pozicionin e gjumit pasi jam mësuar gjithmonë të fle në bark.
Aktualisht kam shtuar 14 kilogram. Më e mundimshmja është pagjumësia. Mund të them se sot i kam vetëm 2-3 orë gjumë.