
Mario Balotelli do të largohet nga ekipi francez Marseille gjatë verës.
Ai do të riktheht në Serie A të Brescias.
Mediat italiane konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshje dhe Balotelli do të nënshkruajë me Brescian shumë shpejt.

Sulmuesi italian ka refuzuar ofertën e pasur nga Flamengo duke vendosur të rikthehet në Serie A.
Kujtojmë që Balotelli ishte futbollist i lirë pas largimit nga Marseille dhe te Brescia do të ketë pagë prej gati 3 milionë euro në sezon.