Është bashkuar me Mozzikun? Flet më në fund Loredana

16:08 | 27 Tetor 2020

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Loredana ka folur për Mozzikun në një video ‘live’ me fansat.

Loredana dhe Mozzik u kthyen në qendër të vëmendjes javët e fundit, pasi u panë bashkë.
Teksa qarkullojnë thashetheme se ish-çifti janë ribashkuar, dyshja nuk kishin preferuar të flasin publikisht për këtë çështje.

Së fundi, Loredana u lidh në një video ‘live’ me fansat në TikTok, ku nuk iu ‘shpëtoi’ pyetjeve që iu bënë për reperin.

“Ku është Mozzik?”, e pyeti njëri nga ndjekësit, kurse reperja u përgjigj menjëherë “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.

Kjo nuk është hera e parë që Loredana po jep sinjale se tashmë është ribashkuar me Mozzikun,

Komento: