Është dështaku më i madh i Milanit, Gattuso i “del në krah”

17:40 | 08 Mars 2019

Në prag të Chievo-Milan, menaxher i kësaj të fundit, Gennaro Gattuso, foli për shtypin për shanset e Rossonerëve, si dhe pozitën e tyre në renditje (aktualisht e treta).

Ai përmendi edhe disa tema të tjera, duke diskutuar edhe formën e Susos përcjell ORAinfo.

“Ndeshja ndaj Chievos do të jetë e vështirë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm nesër dhe të luftojmë deri në fund, ata respektojnë kundërshtarët e tyre dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm.

“Suso?” Ai nuk po lufton fizikisht. Kam parë pak lojtarë që marrin pjesë në 50-60 ndeshje në vit në formë të lartë. Është normale që të ketë disa shfaqje gri: ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është jetik për të bërë hapin e ardhshëm të madh”, ka thënë Gattuso./ORAinfo/

Komento: