Është gjetur statuja e Gzim Dervishit.
Statuja e refugjatit nga Kosova Gzim Dervishi, e cila ishte e vendosur në një stol në qytetin Vesteras të Suedisë e që ishte zhdukur, është gjetur
Pasdites e së dielës statuja u gjet në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefte, shkruan Västerbotten News.
“Lajm i mirë është gjetur prap statuja ime lajm i mirë 😁😁😁😁😁” ka shkruar vetë Gzimi në Facebook me të marrë lajmin.
Thomas Lundgren nga komuna Skellefteå, ka njoftuar se po planifikojnë ta rikthejnë veprën artistike në vendin ku gjendej më parë.