Se shpejti do ta festojë ditëlindjen e 35-të.
Por Cristiano Ronaldo nuk ka rënë aspak nga forma e tij sportive.
Përkundrazi, portugezi shfaqet gjithmonë me një trup perfekt, plot me muskujt dhe i pandalshëm në fushën e lojës.
Sekretet e formës së tij janë shumë, duke nisur nga dieta ushqimore, stërvitja intensive, e deri te mënyrat popullore që sulmuesi i Juventusit përdor.
Së fundmi, ka qenë vetë Ronaldo i cili ka zbuluar një “sekret” të formës së tij. Ai ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto, në të cilën shfaqet duke bërë dush në një vaskë druri.
Sipër shkruan: “Rigjenerim dhe meditim”
Kështu, ylli i Juventusit, iu ka treguar ndjekësve të tij se në përgatitjen për fillimin e sezonit të ri futbollistik ai po punon fizikisht dhe mendërisht.