“Është i pafajshëm”, thotë avokati i njërit nga të akuzuarit për drogën në Lipjan

13:30 | 19 Mars 2026
“eshte-i-pafajshem”,-thote-avokati-i-njerit-nga-te-akuzuarit-per-drogen-ne-lipjan

Leutrim Syla, avokati mbrojtës i Faton Vrajollit, të dënuarit me 20 vjet burgim për rastin e 400 kilogramëve drogë, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.

Para mediave, Syla u shpreh i bindur se Vrajolli nuk kishte dijeni për drogën e ardhur nga Brazili, transmeton Klankosova.tv. “Jam i bindur që vendimi përfundimtar ka me dalë me pafajësi të Faton Vrajollit.

Jam i bindur me tërë qenien time që Faton Vrajolli është i pafajshëm, këtë vepër nuk e ka kry, por as nuk ka lidhje me ata narkotikë. Faton Vrajolli ka porositur, qysh ka porositë çdo herë produkte mishi.

Pse ka ardh narkotiku, Faton Vrajolli nuk e dinë”, u shpreh avokati. Ai konsideron që gjykata nuk do të ketë çfarë të shkruajë në arsyetim për rastin e Vrajollit./Gazeta10

Komento: