Banorët e fshatit Çabër nuk e përjetuan gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Të gjendur mes fshatrave serbe, e të harruar nga shteti, banorët e Çabrës së Zubin Potokut nuk panë arsye të festojnë. Ndonëse nuk festuan, ata emocionalisht e përjetuan gëzimin e 20 viteve nga çlirimi.
E para dy muajve në këtë fshat të banuar tërësisht me shqiptarë pati edhe incidente.
Aty kontrabandistët u përleshën me Policinë e Kosovës, ndërkaq që këtyre të fundit u dolën në ndihmë edhe banorët e fshatit.
Fshati shqiptar i veriut gjatë luftës Kosovës i dha edhe dëshmorë të cilët luftuan deri në vdekje për çlirimin e vendit.
Lajmi ka qëndruar në këtë fshat në veri të vendit, nga ku sjell rrëfimin e banorëve për jetën e tyre.