Është kërcënuar shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK

20:16 | 09 December 2022

Kërcënohet shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK.

Sonte është kërcënua shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Dr. Shaqir Uka derisa po kryente detyrën e tij.

ShSKUK’ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kërcënimi ka ndodhur nga një familjar i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor.

Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”.

Komento: