“Është koha e Qeverisë të na financojë” – Ramosaj për projektet infrastrukturore në Deçan

09:30 | 03 Qershor 2026
“eshte-koha-e-qeverise-te-na-financoje”-–-ramosaj-per-projektet-infrastrukturore-ne-decan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka bërë të ditur se punimet në rrugën me katër korsi nga Lëbusha në drejtim të Strellcit janë pezulluar tash e tre muaj për shkak të mungesës së buxhetit.

“Në kemi dy kontrata që i kemi nënshkruar si komunë, një kontratë është për rrugët e vendbanimeve që janë rrugët që lidhin fshatin me lagjet e caktuara ndërsa kontrata tjetër është rruga me katër korsi nga Lëbusha në drejtim të Strellcit e cila është në fazën e punimeve për shkak të mungesës së buxhetit ne kemi pauzuar që 3 muaj, dhe është koha e Qeverisë të na financojë”, tha Ramosaj në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Komento: